Ushqimi dhe Jetesa

Restoranti

Rikarikoni energjitë tuaja me shijet nga kuzhina e Mirditës! Uji i pastër i pranverës nga puset tona ju rigjeneron!
Shijoni një atmosferë të këndshme Shqipëtare, ushqim të shëndetshëm dhe pije nga produktet natyrore të ofruara nga fermerët vendas. Burimet janë të listuara në menu. Nëse është e mundur, kërkoni fruta dhe perime sezonale në pjatë. Ne nuk shërbejmë ushqim i cili duhet të udhëtojë nga vende të tjera. Provoni perimet dhe erëzat nga kopshtet tona.

Për festa dhe raste të veçanta, ne me kënaqësi ju mundësojmë menunë tuaj ideale që ju keni dëshirë. Ne ju këshillojmë që ta bëni këtë!

Për programet e veçanta, evenimentet vjetore, evenimentet apo javët e gatimit dhe kuzhinës, ju lutemi të informoheni nga faqja jonë e internetit – regjistrimi është i nevojshëm!

Dhomat

Hoteli akomodon maksimumi 40 persona në 16 dhoma të disponueshme. Ne sigurojmë një mirëseardhje të ngrohtë dhe një përkujdesje të garantuar, që ju të ndiheni sa më të qetësuar me ne.

Të gjitha dhomat me ngjyra harmonike kontribuojnë për një atmosferë sensuale dhe të rehatshme. Për të arritur standardet e larta të hoteleve ekologjike, dhomat janë të vogla, por me gusto dhe në gjendje të shkëlqyeshme, për të patur gjurmë ekologjike sa më të vogla. Te gjitha dhomat ofrojnë pamje të maleve madhështore dhe gjelbërimit të harlisur, të cilat do ju clirojnë nga stresi.

19 dhoma:

2 dhoma treshe
6 dhoma me krevat dopio
11 binjake

food1 g14-14-1 g13-13-1
 
 

Share This