MARUB

Hoteli ekologjik “Marub” e ka vendndodhjen në një territor natyror dhe piktoresk, larg zhurmës, papastërsisë dhe smogut, në rrethin e Mirditës vetëm 70 km nga kryeqyteti, Tirana Një vend me atmosferë të veçantë. Qëllimi i hotelit është të ruajë dhe të përmirësojë mjedisin dhe jetesën në fshatin kodrinor. Hoteli, në afërsi të bukurisë së thyer të fshatit Rubik, është në pronësi të familjes dhe të ofron një atmosferë të ngrohtë dhe intime. Shërbimi dhe përkushtimi i dashur, qetësia, natyra e paprekur, kuzhina e mirë, aktivitetet rekreative në ofertë e të tjera si këto janë parakushtet për një pushim qetësues dhe rinovues. Hoteli është në një vendndodhje të përshtatshme, i mbrojtur nga malet në veri; edhe gjatë vjeshtës së ftohtë e të lagësht apo gjatë muajve të dimrit, ai siguron një qëndrim stimulues për shëndetin. Larg nga trafiku dhe smogu i Tiranës, kjo luginë e quajtur Katund i Vjetër, ofron një atmosferë pa stres dhe alergji. Mjediset paqësore të hotelit dhe shëtitjet interesante janë garantues të një ripërtëritje të nevojshme, gjithashtu edhe për personat e stresuar apo të lodhur.

1. Mbrojtja e mjedisit
* Përdorimi i kujdesshëm i ujit
* Dushe që kursejnë ujin
* Udhëzime për ruajtjen e energjisë elektrike dhe ujit
* Peshqirët dhe cërcafët ndërrohen çdo tre ditë ose sipas kërkesës
* Masat mbrojtëse të mjedisit janë në disa gjuhë në Hotel
* Klientët inkurajohen të japin kontributin e tyre në kursimin e ujit dhe energjisë elektrike
* Pirja e duhanit në ambientet e mbyllura nuk lejohet
* Nuk lejohet përdorimi i lëndeve kimike për pastrim
* Riciklim i mbeturinave të kuzhinës (pleh organik)
* Ambjent jo-kimik përreth hotelit
* Ngjyra me pak tretës
* Paketimi duhet të shmanget nëse është e mundur

2. Sportet dhe Mirëqënia
* Ecje në natyrë, ngjitje në mal, trekking
* Sipas kërkesës, kampingje rreth zjarrit dhe ngjitje të malit gjatë perëndimit

3. Përfitimet për ruajtjen e kulturës
* Hoteli fton muzikantë dhe kërcimtarë popullorë nga rajoni
* Prodhimet e vendit janë në shitje
* Gardhet e bërë sipas gardheve të lejuara nga shteti
* Hoteli është ndërtuar për të siguruar një jetesë të popullatës lokale, për të krijuar një projekt pilot për një turizëm të qëndrueshëm

4. Arkitektura ekologjike
* Izolim me cilësi të lartë
* Dysheme druri në dhoma
* Panele diellore në çati
* Ngrohje me soba druri
* Pastrim i tualeteve duke konsumuar 40% më pak ujë

5. Kuzhina dhe shërbimi
* Ka pije, mish, fruta, perime dhe produkte qumështi nga mjedisi, ushqim organik
* Në ditët të caktuara, ushqime tradicionale të gatuara mbi zjarre druri
* Ujë nga burimet malore
* Vezë nga pulat e vendit
* Erëza nga kopshti i perimeve
* Djathë nga fshati

6. Menaxhimi
* Ndërmarrje lokale tregtare
* Të punësuar 100% punonjës vendas

 
 

Share This